ARchipelago – një platformë arkivore specifike për hapësirë publike
Projekt i artit digjital dhe kërkimit
ARchipelago është një platformë arkivore specifike për hapësirën publike në kontekstin post-Jugosllav që bashkon koleksionet e dokumenteve të luftës dhe pas-luftës në një aplikacion AR së bashku me një arkiv online.
Lançimet e aplikacionit dhe arkivës online të ARchipelago janë planifikuar për vitin 2024 në Sarajevë, Prizren, Mostar dhe Beograd. Tridhjetë vjet pas luftërave që çuan në shpërbërjen e Jugosllavisë dhe pas saj, shumë iniciativa arkivore të dedikuara ofrojnë një pamje kritike dhe perspektivë shumëngjyrëshe të historisë së kohëve të fundit të rajonit. Duke transformuar një smartphone në një pajisje të lehtë për t’u casur për arkivimin mediatik, pa kufizime politike lokale, ARchipelago bashkon zëra arkivorë të ndryshëm. Ai përdor dëshmitë audio-vizuale të etiketuar me GPS, duke i bërë ato të casshme përmes një aplikacioni të realitetit të shtuar (AR) që mundëson përdoruesit të ndërveprojnë dhe eksplorojnë vendet me të cilat këto dokumente janë të lidhura. ARchipelago eksploron teknologjinë e AR si një praktikë arkivore pjesëmarrëse në hapësirë publike që ofron ndërthurrje të narrativave të kontestuara dhe në konflikt në katër studime të rasteve specifike urbane për hapësirën post-Jugosllave. Së bashku, ato krijojnë një pamje multidireksionale të historisë në të cilën ka më shumë për të zbuluar dhe ndarë kolektivisht.